Elona Çuliq: Të pres edhe pse nuk du që t’vish

Elona Çuliq: Të pres edhe pse nuk du që t’vish

Poezi nga Elona Çuliq Grija e qiellit m’asht ba pellg lotësh nen kambëylli i parë i shpresës s’fundit asht zhugatun me shkëlqim t’sforcuemulun kambëkryq n’zbrazëtinë e syve, pritja asht ajo çka di me ba ma mirë. Të kam prit aq gjatë e ngujueme n’kohë, sa me ec nuk di makrahët e fluturimit janë gozhdue mbas drunjëve t’ndërgjegjese vedin e kam burgosun n’nji qiell t’braktisun nga fryma e drita. Të pres, edhe pse nuk du që t’vishtë pres nga zakoni i pritjes mbështetun mbas vetmisë t’athëttë pres nga zakoni i pritjes t’nji pranie që tash s’e du unë. E ti mos u çudit, askush mos të çuditetedhe atëherë kur rrudhat t’jenë ba dëshmitare t’jetës,kur n’kopshtin e pritjes prap t’më gjeni lule margarita tuj mbledhun. Se unë...