Elona Çuliq: Sa bukur me t’dashtë!
Sa bukur me t’dashtë!Me t’dashtë,me e ditë se përditë n’sup t’flejnë syt’panjoftun,por që dritohen prej syve tuej.Me i ndie se si hapat e tuej t’përpihen n’gjurmëe bahen kambë t’nji pakohësie që ec, si unë e si ti.Me t’dashtë,pa sy e buzë, lëkurë e trup, duer e prekje.Me t’dashtë veç për frymën e praninë,andjen shpirtnore që i gufon gjoksete i çil trupit tonë si sytha jete.Me t’dashtë për të tana kohët e perendueme e (halà) t’linduna,e me u bâ akrep, orë,gjithësi e përjetësiqë s’njeh fill e fund,por vetëm jetë.Me t’dashtëe vetëm me dashtëAt’ që asht Dashni! ObserverKult ————————– Lexo edhe: ELONA ÇULIQ: NUK DUHET ME PASË FRIKË MOS ME U NDJE MIRË… Nuk duhet me pasë frikë mos me u ndje mirëMe u ndje e mërzitun...
Burimi:
kultplus.com