“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve
Shqipëria, destinacioni më i lirë në Evropë për këtë verë: Gjire parajsore, hotele me 10 euro dhe vakte me 5 euro. Plazhe që rivalizojnë Karaibet, gastronomi e pasur dhe disa nga shtigjet më spektakolare për ecje. TIRANË, 15 korrik /ATSH/- Kur mendojmë për plazhe mahnitëse, shpesh na vijnë ndër mend destinacione shumë të largëta, si Karaibet, Tajlanda apo Indonezia, shkruan Alba Solé Ingla në një artikull të botuar në median katalanase “El Nacional”. Megjithatë, e vërteta është se nuk është e nevojshme të përshkosh gjysmën e globit për të gjetur vende me ujëra të kristalta dhe rërë të imët. Menorka, Majorka, Ibiza dhe Formentera e dëshmojnë më së miri këtë. Madje, edhe pa u larguar nga Gadishulli Iberik, Costa Brava fsheh gjire që mund të...
Burimi:
kultplus.com