Ekspozitë fotografike në Vlorë, në kuadër të 40-vjetorit të muzeut “Onufri”
Një ekspozitë fotografike e përzgjedhur nga koleksionet dhe hapësirat e muzeut në Berat u hap në ambientet e Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Ekspozita që u hap në kuadër të 40-vjetorit të hapjes së muzeut kombëtar ikonografik “Onufri” në Berat, paraqet përmes fotografisë ikonat më përfaqësuese të fondit të muzeut, detaje nga ambientet historike ku ruhen dhe elemente nga tradita e pasur e ikonografisë shqiptare, duke i ofruar publikut një udhëtim vizual në historinë dhe estetikën e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm. Qendra Kombëtare e Muzeumeve shprehet se zgjedhja e këtij muzeu për ta pritur ekspozitën ka një domethënie të veçantë, pasi Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është një nga institucionet muzeore më të vizituara në Shqipëri, me një frekuentim të lartë nga vizitorë vendas dhe të...
Burimi:
sot.com.al