Ekspozita me ikonat shqiptare në Chambéry, Gonxhja: Trashëgimi unike nga mjeshtrit e mëdhenj

Ekspozita me ikonat shqiptare në Chambéry, Gonxhja: Trashëgimi unike nga mjeshtrit e mëdhenj

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës” me mbi 45 ikona u çel në Chambéry të Francës. Një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit kulturor, ku ikonografia shqiptare prezantohet në një ekspozitë të dedikuar me një përzgjedhje veprash nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i Korçës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehet se veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike. “U çel në Chambéry të Francës ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Publiku francez do të ketë mundësinë, nga 13 qershori deri në 13...