Ekspozita e Muzeut të Themeluesve hapet në Tiranë në kuadër të Javës Amerikane
Ekspozita e Muzeut të Themeluesve përfshin portrete dhe biografi të 13 prej nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së. Në kuadër të Javës Amerikane, në qendrën“Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë u çel ekspozita e Muzeut të Themeluesve, një mundësi për vizitorët që të njohin më afër figurat kyçe të historisë amerikane dhe kontributin e tyre. Në çelje të kësaj ekspozite, në fjalën e saj e ngarkuara me punë Nancy VanHorn solli në vëmendje se SHBA shënojnë këtë vit 250-vjetorin e Pavarësisë. Ajo ftoi qytetarët të vizitojnë ekspozitën e Muzeut të Themeluesve, duke e përshkruar atë si një mënyrë për të njohur historinë dhe vizionin e burrave, që luajtën një rol kyç në shpalljen e pavarësisë së SHBA-së. “Kam kënaqësinë t’ia prezantoj publikut shqiptar...
Burimi:
sot.com.al