Edison Ypi: Ku të iki, ku të zhdukem…

Edison Ypi: Ku të iki, ku të zhdukem…

Edison Ypi Nga: Edison Ypi Dua të çlodhem. Dua të qetësohem. Dua të kthjellohem. Dua të lartësohem. Leximet, bisedat nokturne me ishullarë, filmat e parë fshehtas, numërimi i yjeve, shoqëria me hënën, arratia brenda vetes, mbulimi i kokës me jorgan, konfidenca e jastëkut, ëmbëlsia e gjumit, papesha e ëndërrave, nuk mjaftojnë. Duhet të bëj diçka të mos llaftarisem nga lufta e klasave, të mos tmerrohem nga syçelësia proletare, të qetësoj sytë nga surretërit e shefave, t’u qëndroj larg çmendurive të burokratëve, të shpëtoj nga spiunat, mbledhjet e kolektivit, tejkalimet e planit, flamujtë e kuq, garat, emulacionet, puna vullnetare. Si të mos ndotem nga këto pisllëqe? Si të shërohem nga këto sëmundje? Ku të iki, ku të degdisem, ku të zhdukem, ku të zhytem, ku të...