“E di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë…”/ Fjalët e fundit të Roland Trebickës për të shoqen

“E di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë…”/ Fjalët e fundit të Roland Trebickës për të shoqen

Këto kanë qenë ndër fjalët e fundit që Roland Trebicka i ka thënë së shoqes, përpara se të ndahej nga jeta. “Mbase do të kthehem në teatër, në oborr a në holl, por e di se në skenë nuk do ngjitem më kurrë. Më ndero”. Aktori i njohur u kthye vërtet në teatër, por për herë të fundit, ku iu bënë homazhet dhe nderimet nga miq, kolegë, e politikanë, mbi 10 vite më parë, kur dhe u nda nga jeta. Disa kohë para vdekjes, aktori kishte folur pikërisht për sëmundjen e tij. “Më besoni, unë jam një njeri që nuk e kam njohur kurrë sëmundjen. Më kujtohet kam marrë vetëm 9 ditë raport, kur isha 23 vjeç dhe po luaja në pjesën “Shtëpia në bulevard”....