Dy vepra të Akil Dashevcit janë prezantuar në ekspozitën Port Gallery në Muzeun e Picassos në Barcelonë

Dy vepra të Akil Dashevcit janë prezantuar në ekspozitën Port Gallery në Muzeun e Picassos në Barcelonë

Me dy piktura, Akil Dashevci është prezantuar në ekspozitën Port Gallery, që është hap në Muzeun e Picassos në Barcelonë, shkruan KultPlus. Nga Fondacioni Akili është bërë e ditur se dy veprat e Akilit janë prezantuar para publikut dhe janë vlerësuar nga kritikë të njohur të artit, ndërsa janë përshkruar dhe interpretuar nga kuratorët e organizimit PitturiAmo, duke marrë vëmendje të veçantë për cilësinë dhe mesazhin artistik. “Me këtë rast, Akili u nderua edhe me certifikatën e pjesëmarrjes”, thuhet në njoftimin e fondacionit. Ekspozita që është hapur më 10 korrik do të jetë e hapur deri më 17 korrik në Muzeun e Piccasos në Barcelonë ku pritet të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për artistët pjesëmarrës./ KultPlus.com  Screenshot Screenshot