Dy valle myzeqare shpallen vlerë Kombëtare e trashëgimisë, hapet rruga për UNESCO

Dy valle myzeqare shpallen vlerë Kombëtare e trashëgimisë, hapet rruga për UNESCO

Dy valle të traditës myzeqare, Vallja e Ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare, janë shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale. Kjo u arrit pas aplikimit të bërë nga Bashkia e Lushnjës në Ministrinë e Kulturës dhe një pune gjashtëmujore për përgatitjen e dokumentacionit. Ky vendim i ekspertëve në Ministri i hap rrugën edhe aplikimit për në UNESCO. Vallja Dyshe Myzeqare është ndër më të ndërlikuarat e zonës, me mbi 200 elemente lëvizjeje, ndërsa Vallja e Ngjalës është rituale, shumë e vjetër me formacione karakteristike. LEXO EDHE:Shembet pjesërisht shtëpia muzeale 124-vjeçare në Gjirokastër, shpëton 90-vjeçarja: Isha duke fjetur, thashë ç’është kjo ëndërrTashmë synohet ruajtja e tyre dhe përcjellja te brezat e rinj, ndërsa këto valle interpretohen kryesisht në Lushnjë, Divjakë dhe Fier.