Dy tregime të Nastradin Hoxhës: Si mund të qajë një burrë…?

Dy tregime të Nastradin Hoxhës: Si mund të qajë një burrë…?

(Dy rrëfenja turke) Si shefi edhe shërbëtori i tij  Nastradin Hoxha sapo e kishte korrur grurin, e kishte shirë dhe e kishte futur në thasë. Të nesërmen ia beh taksidari që ishte në shërbim të emirit, për të marrë pjesën që i jepte ligji. Taksidari, pa e pyetur se sa ishte sasia e grurit që kishte mundur të merrte Nastradini nga korrjet e vitit, i thotë: – Ti duhet të kesh fituar këtë vit njëqind thasë me grurë, kështu që i detyrohesh emirit tridhjetë thasë me grurë. – Ç’thua? – reagon i habitur dhe i shqetësuar Nastradini. – Gjithë gruri që kam grumbulluar këtë vit është tridhjetë thasë. Nëse e merr të gjithë, me çfarë do ta ushqej familjen unë?! Por shërbëtori i emirit, i...