Dy opera në skenë, nga drama e “Cavalleria Rusticana”, tek ironia dhe humori i veprës “Gianni Schicchi”

Dy opera në skenë, nga drama e “Cavalleria Rusticana”, tek ironia dhe humori i veprës “Gianni Schicchi”

Nga Julia Vrapi Dy kryevepra të operës botërore shkruar nga kompozitorë italianë do të vijnë në skenën operistike. Vepra operistike “Cavalleria Rusticana” e Mascagni-t dhe “Gianni Schicchi” e Puccini-t, do të jenë të pranishme çdo natë për katër mbrëmje rresht. Publiku do të përjetojë një udhëtim mes emocioneve të kundërta, nga drama dhe tensioni i thellë i operës “CavalleriaRusticana”, tek humori dhe ironia e operës “Gianni Schicchi”.Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se publiku do tëftohte në një udhëtim emocional të veçantë për katër mbrëmje rresht. “Dy kryevepra të operës botërore bashkohen çdo natë për katër mbrëmje rresht në skenën e TKOBAP-së. Nga pasioni i zjarrtë dhe drama e thellë e operës “Cavalleria Rusticana” të Mascagni-t, tek ironia e mprehtë dhe humori brilant i...