Dritat e Veriut pushtojnë qiellin britanik me ngjyra gjelbër e rozë

Dritat e Veriut pushtojnë qiellin britanik me ngjyra gjelbër e rozë

Qielli mbi Mbretërinë e Bashkuar u mbulua me ngjyrat e gjelbër dhe rozë të Dritave Veriore gjatë mbrëmjes së të hënës. Ky fenomen natyror, i njohur si Aurora Borealis, ndodh si pasojë e shpërthimeve diellore që dërgojnë grimca drejt Tokës dhe që ndërveprojnë me grimcat në atmosferë. Normalisht, Dritat Veriore shihen kryesisht pranë Rrethit Arktik, por gjatë periudhave me aktivitet të lartë diellor ato mund të shfaqen edhe në zona të tjera. Fotot e dërguara te BBC tregojnë pamje mahnitëse të këtij fenomeni që u shfaq të hënën në mbrëmje në Skoci, Irlandën Veriore dhe Uells, si dhe në disa pjesë të jugperëndimit, jugut, lindjes dhe veriut të Anglisë. Zyrtarët e Met Office njoftuan se aurorat ishin të dukshme në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar,...