Dollia, Qeleshja, Festivali  i Gjirokastrës dhe “Moti i Madh” nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s

Dollia, Qeleshja, Festivali  i Gjirokastrës dhe “Moti i Madh” nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s

Nga Julia Vrapi Festivali Folklorik i Gjirokastrës, Dollia, Qeleshja dhe “Moti i Madh”, nisin rrugëtimin drejt UNESCO-s. Puna për këto katër elementë shqiptarë për në listën e UNESCO-s do të vijojë me ekspertizën e specialistëve dhe përgatitjen e dosjeve. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit  dhe AADF nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen e paketës së dytë të dosjeve shqiptare për nominim në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe Regjistrin e praktikave të mira të ruajtjes të UNESCO. Ministri Blendi Gonxhja një ditë më parë u shpreh se marrëveshja synon përgatitjen dhe dorëzimin e dosjeve të nominimit për katër elementë me vlerë të veçantë për identitetin kulturor shqiptar. “Dollia, Qeleshja, Festivali Folklorik i Gjirokastrës dhe Moti i Madh nisin rrugëtimin drejt regjistrimit në UNESCO! Sot u firmos...