DOA 2026  rrit bashkëpunimin mes artistëve të rinj dhe institucioneve operistike evropiane

DOA 2026 rrit bashkëpunimin mes artistëve të rinj dhe institucioneve operistike evropiane

Durrësi u kthye për një javë në një qendër të muzikës operistike, ku u zhvillua  DOA- Durrës Opera Art of Singing. Ky edicion i festivalit solli masterclass-e intensive, shkëmbime artistike dhe koncerte që mblodhën në qytet artistë të rinj nga vende të ndryshme të botës. Nën drejtimin artistik të Gëzim Myshketës bariton me famë botërore, pjesëmarrësit punuan me pedagogë, artistë dhe drejtues institucionesh ndërkombëtare, duke përfituar nga një eksperiencë profesionale e nivelit më të lartë. Finalja e madhe u zhvillua përpara një publiku dhe një jurie prestigjioze ndërkombëtare, e cila vlerësoi talentin, përgatitjen dhe potencialin artistik të finalistëve. Baritoni Gëzim Myshketa drejtor artistik dhe themelues i DOA- Durrës Opera Art of Singing shprehet se festivali ofroi mundësi konkrete për artistët e rinj për zhvillimin e...