Ditjona Osmanaj: Turp, për gjithsecilin që fajin ia hedh mësuesit!
Nga Ditjona Osmanaj Në pazar nuk shesin DINJITET! Kur isha nxënëse mësuesit e mi zinin një vend të veçantë, jo vetëm në zemrën time, por edhe në përditshmërinë e familjes sime. U rrita duke e parë figurën e mësuesit akoma më të rëndësishme se të prindit. Ndonjëherë nënën nuk e dëgjoja, por fjala e mësueses sime ishte LIGJ për mua. Kur i shikoja mësuesit e mi rrugës matesha disa herë vetëm për t’ju thënë “Mirëdita!” nga ndroja se mos gaboj. Më vinte turp kur i shikoja në ndonjë shitore rastësisht. Jo sepse më ‘kallnin datën’ mësuesit e mi, por sepse figura e tyre kishte brenda dinjitet, moral të lartë, respekt dhe mbi të gjitha dashuri pakusht. Aq shumë e doja këtë figurë të lartë saqë...
Burimi:
kultplus.com