Disa fjalë për librin “Zoti i Kripës” të Arti Lushit

Disa fjalë për librin “Zoti i Kripës” të Arti Lushit

Shënime letrare Nga Xhahid Bushati Libri me vlera poetike “Zoti i Kripës” i poetit të talentuar Arti Lushi, botuar nga Sh. B. “Buzuku”, fitoi Çmimin e parë në Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë. Për dimensionin artistik dhe shtresëzimet vetëdijesore, libri lë shumë shenja mbarësie e të rëndësishme vlerësimi, e, njëkohësisht ndikon progresivisht në panoramën poetike bashkëkohore. Realisht, një fat të tillë pak libra të poetikës shqipe e kanë!Poezia e Arti Lushit manifestohet me një varg të lirë, larg formulave e klisheve të zakonshme rimore apo strukturave tradicionale. Autori, si një përzgjedhësh me shije i një ritmi të përveçëm, e bën atë të lind natyrshëm nga semantika e tingulli i fjalës. Ka dhe mbart një liri grafike dhe instrumentale, ku çdo gjuhë lirike ndjen,...