“Dilema e Ismailit”/ Premiera e filmit kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

“Dilema e Ismailit”/ Premiera e filmit kushtuar “Besës” që shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

Besa shqiptare dhe humanizmi në një nga periudhat më të errëta të historisë është tema rreth së cilës zhvillohen ngjarjet në filmin “Dilema e Ismailit”, që u shfaq premierë për publikun shqiptar mbrëmjen e kaluar. Filmi me regji të Dhimitër Ismailajt rrëfen historinë e një familjeje myslimane në Shëngjergj që u jep Besën dy miqve hebrenj, duke refuzuar t’i dorëzojë tek pushtuesit gjermanë. Megjithatë, protagonisti, i interpretuar nga aktori i njohur ndërkombëtarisht, Arben Bajraktaraj, përballet herë pas here me dilema. Dhimitër Ismailaj Valona, regjisor tha për Top Channel “Ne krenohemi me atë që ka ndodhur, por natyrisht që ka pasur edhe dilema. Ishte sfidë e madhe për të gjithë sepse nazitët nuk pyesnin, nëse e dinin që strehoje hebrenjtë, të ekzekutonte në vend. Ai ka...