“Dilema e Ismailit”, filmi që sjell në ekran forcën e besës shqiptare

“Dilema e Ismailit”, filmi që sjell në ekran forcën e besës shqiptare

Filmi artistik “Dilema e Ismailit” pritet të transmetohet për herë të parë shumë shpejt për publikun shqiptar, duke sjellë në ekran një histori të fuqishme, të bazuar në ngjarje reale, që dëshmon forcën e besës shqiptare dhe humanizmin në një nga periudhat më të errëta të historisë. Ngjarjet e filmit zhvillohen në fshatin Shëngjergj, në Tiranë, dhe pasqyrojnë historinë e një familjeje myslimane, e cila u jep besën dy miqve hebrenj, duke refuzuar t’i dorëzojë tek pushtuesit gjermanë, pavarësisht pasojave tragjike që do të pasonin. Një nga figurat më të forta të filmit është Shkurta, e interpretuar nga aktorja Delinda Disha, e cila përfaqëson një nga sakrificat më të rënda njerëzore. Për të mos çnderuar familjen dhe për të mos thyer besën e dhënë, ajo...