Detyra e artit është…? Na tregoi Jorge Luis Borges
Nga: Jorge Luis Borges Detyra e artit është të shndërrojë gjithçka që na ndodh, ta shndërrojë gjithçka në simbole, në muzikë, ta shndërrojë gjithçka në diçka që mund të jetojë në kujtesën e njeriut. Kjo është detyra jonë. Nëse nuk e përmbushim, hidhërohemi.Shkrimtari apo artisti, ka detyrën ta shndërrojë gjithçka në simbole. Këto simbole mund të jenë ngjyra, forma ose tinguj. Për poetin simbolet janë tinguj dhe fjalë, fabula, histori, poezi. Puna e poetit nuk mbaron kurrë. Nuk ka të bëjë hiç me orët e punës.Ti gjithmonë merr diçka nga bota e jashtme. Diçka duhet të shndërrohet dhe në fund të fundit, ajo do të shndërrohet. Ky zbulim mund të shfaqet kurdo. Poeti kurrë nuk pushon. Ai gjithmonë punon, madje edhe kur ëndërron. Përtej jetës...
Burimi:
kultplus.com