Demo: Mbi 1200 vizitorë në një muaj e gjysmë pas rihapjes së Muzeut Etnografik të Beratit
Muzeu Etnografik i Beratit ka tërhequr mbi 1 200 vizitorë në vetëm një muaj e gjysmë nga rihapja e tij, ndërsa më shumë se 80% e tyre janë turistë të huaj nga të gjitha kontinentet. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, vlerësoi rëndësinë e këtij institucioni si një nga pikat kryesore të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit. “Ka vende që nuk vizitohen thjesht për t’u parë, por për t’u ndjerë. Muzeu Etnografik i Beratit është një prej tyre. Vetëm një muaj e gjysmë nga rihapja e tij, ai ka mirëpritur mbi 1 200 vizitorë, ku mbi 80% janë turistë të huaj nga të gjitha kontinentet. Çdo vizitor që kalon pragun e këtij muzeu zbulon një pjesë të shpirtit të Beratit, traditat, mikpritjen,...
Burimi:
kultplus.com