Delegacioni i Albanians for America u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Delegacioni i Albanians for America u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Delegacioni i organizatës Albanians for America (AFA), i udhëhequr nga Gino Mulliqi, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë të cilit u diskutua për bashkëpunimin me diasporën shqiptaro-amerikane, zhvillimet në rajon dhe çështje me interes për kombin shqiptar. Gjatë takimit, Mulliqi shprehu mirënjohjen për vizitën dyditore që Presidenti Begaj zhvilloi në prill të këtij viti në Dallas/ Texas, duke theksuar se kjo vizitë shënoi një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet. Ai vlerësoi qasjen e afërt të Presidentit me bashkatdhetarët dhe mesazhin e fuqishëm të mbështetjes që kjo vizitë përcolli për diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Mulliqi falënderoi gjithashtu Presidentin Begaj për vizitën në Luginën e Preshevës, të zhvilluar pas vizitës së delegacionit të kongresmenëve amerikanë, duke...