Deklasifikohet dokumenti i survejimit të Ismail Kadaresë

Deklasifikohet dokumenti i survejimit të Ismail Kadaresë

Dje u shënua 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe dhe asaj evropiane. Dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit tregojnë se, edhe pse Ismail Kadare nuk u prek drejtpërdrejt nga represioni i regjimit gjatë jetës së tij, madje u vlerësua nga autoritetet zyrtare, ai ishte nën vëzhgim nga strukturat e diktaturës. Një prej këtyre dokumenteve i përket vitit 1977, periudhë kur u godit i ashtuquajturi “grup armik dhe antiparti” në art dhe kulturë, i kryesuar nga ish-ministri i Kulturës Fadil Paçrami. Në kuadër të hetimeve, dëshmitë e prodhuara nën frikën për jetën, përfshijnë edhe emrin e Ismail Kadaresë, i cili përmendet si shkrimtar që, sipas gjuhës së kohës, kishte “trajtuar realitetin me sy kritik”, kishte shprehur...