Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit…
Aforizmat janë një nënlloj i kryehershëm i shkrimeve letrare dhe filozofike, që ka të bëjë me fëmijërinë e mendimit njerëzor. Ekzistojnë në të gjitha kulturat e popujve si letërsi mendimi: në Vedat vedante të mitologjisë dhe filozofisë sanskrite, në Testamentin e Vjetër të Shkrimeve të krishtera (Libri i Proverbave), në letërsinë klasike greke e romake, në Talmud e në Torah, në të drejtën e qytetërimeve të mëdha të lashtësisë dhe në atë kanonike, në hadith-et e profecisë së besimit islam dhe në të drejtën etnojuridike popullore shqiptare. I gjejmë edhe në krijimtarinë e mendimtarëve humanistë të fundit të Mesjetës dhe në trashëgiminë e shumë prej shkrimtarëve të mëdhenj të shekullit XX, shkruan Shaban Sinani. Me shkrimin e aforizmave u mor edhe Dritëro Agolli. Një pjesë...