Dashuria duron çdo gjë, shpreson pafund dhe sakrifikon gjithçka…
“Nëse do të kisha pasur fuqinë të bëja diçka ndryshe, për ditët që jeta m’i ka rrëmbyer, çdo ditë do e kisha shndërruar në një skenë ku dashuria vallëzon. Do kisha dhuruar më shumë lule dhe kohë. Do isha më i pranishëm, më i kujdesshëm, më i vëmendshëm. Përtej fjalëve, do dëgjoja shpirtin. Do kisha bërë më shumë foto të krijoja kujtime. Nëse tek unë do të gjendej prekja e poetit, do shkruaja vargje, të cilat pa drojë do ia lexoja personit që dua. Do përpiqesha ta gëzoja më shumë, që më pas në shpirt, të më mbetej gdhendur lumturia që zgjat. E nëse do të zotëroja pak më shumë forcë se ajo e njeriut, do të kisha zgjatur ditët e gëzimeve dhe do të...
Burimi:
kultplus.com