Çmimi “Jakov Xoxa”, shkrimtari Gëzim Aliu shpallet fitues
Çmimi “Jakov Xoxa” synon të stimulojë brezat e rinj letrarë, të cilët filluan aktivitetin krijues pas viteve ’90, ku në edicionin 2025-2026 u shpall fitues shkrimtari Gëzim Aliu nga Kosova. Në këtë edicion u gjykua dhe u vlerësua vepra e mbi 35 krijuesve, ku autorët e nominuar për titull ishin Andreas Dushi, Arian Leka nga Shqipëria, Adil Olluri, Gëzim Aliu nga Kosova dhe Selajdin Saliu nga Maqedonia e Veriut. Ceremonia e dhënies së çmimit “Jakov Xoxa” u zhvillua nën moderimin mjeshtëror të aktorit Mevlan Shanaj. QKK shprehet se mbrëmja nisi me një moment nderimi për akademikun Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, duke vlerësuar veprën dhe kontributin e tij si anëtar i jurisë së këtij çmimi. QKK vijon më...
Burimi:
sot.com.al