Cikël poetik nga Flora Suldashi: Apokalips dhe heshtje
(Kolapsi moral dhe historik – pamje filozofike) FAZA I: APOKALIPS DHE HESHTJE APOKALIPS Nuk erdhi fundi me zhurmë.Erdhi si një frymë e mbajtur gjatë,si një dhomë që harron zëratdhe mëson të jetojë me pluhurin. Qielli nuk u ça.U zbeh.Ngjyrat u tërhoqën nga vetja,si njerëz që nuk duan të dëshmojnë. Rrugët mbetën aty,por hapat humbën kujtesën.Çdo derë ishte e mbyllur,jo nga frika –por nga mungesa e kujt do të hynte. Fjalët u shndërruan në relike.Askush nuk i dogji,askush nuk i ndaloi.Thjesht pushuan së qeni të nevojshme. Në mes të kësaj heshtjeje,zemra rrahu një herë më shumë se duhej,si për të pyetur: “A është kjo fundi,-apovetëm çasti kur mësojmë të dëgjojmë?” Dhe askush nuk u përgjigj.Jo sepse s’kishte përgjigje –por sepse përgjigjjaishte vetë heshtjaqë më në fund-tha...
Burimi:
kultplus.com