Çerçiz Topulli, atdhetari që luftoi për trojet dhe shkollat shqipe

Çerçiz Topulli, atdhetari që luftoi për trojet dhe shkollat shqipe

Më 15 korrik 1915, u ekzekutua në Shkodër, nga forcat malazeze, atdhetari Çerçiz Topulli. Çerçiz Topulli lindi në qytetin e Gjirokastrës, ku mori mësimet e para dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’. Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës së tij vranë komandantin e xhandarmërisë. Në janar 1907 gazeta ‘‘Shpresa e Shqipërisë’’, boton thirrjen e tij ‘‘Nga malet e Shqipërisë’’, ku dënonte grabitjen e administratës osmane dhe bënte thirrje për shkëputje nga Perandoria me anë të kryengritjes së armatosur. Lufta e Mashkullorës konsiderohet si një faqe e lavdishme e lëvizjes kombëtare shqiptare, ku Çerçiz Topulli shpalosi zotësitë e...