Censura e filmave në komunizëm, rishfaqen por nën dritën e dokumenteve dhe personazheve që zbulojnë të vërtetën

Censura e filmave në komunizëm, rishfaqen por nën dritën e dokumenteve dhe personazheve që zbulojnë të vërtetën

Klubi i Filmit “Mësojmë nga e Kaluara”, nisma e Arkivit Qendror të Filmit dhe Autoritetit të Dosjeve, me qëllim reflektimin mbi mënyrën se si kinemaja e periudhës komuniste iu nënshtrua censurës së regjimit dhe ndikoi në formësimin e kulturës shoqërore vijon me shfaqjen e filmave. Edhe filmi “Vitet e para” i regjisorit Kristaq Dhamo, bazohet në ngjarje reale dhe subjekti zhvillohet gjatë tharjes së kënetës së Maliqit dhe përqendrohet në konfliktin mes sekretarit të partisë Stavri Lara dhe personazheve Zyrakës dhe Abdyl Sharrës, të cilët akuzohen për sabotim. Për pasardhësit e personazheve reale, kjo periudhë mbetet një plagë e hapur. Studiuesit e vënë theksin veçanërisht mbi brezin e ri, të cilët ndonëse nuk e kanë jetuar atë periudhe, e kanë të domosdoshme njohjen e saj....