Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH)  në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA) kanë hapur sot ekspozitën fotografike dhe dokumentare “ATSH- Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar” e cila sjell një pasqyrë të plotë të historisë së informacionit në Shqipëri, duke dokumentuar transformimin e lajmit si mjet komunikimi publik, si instrument institucional dhe si pjesë e kujtesës kombëtare. Në Ditën e Evropës, në ekspozitën e hapur në mjediset e Kalasë së Tiranës merrnin pjesë, zv.kryeministrja Albana Koçiu, Drejtoresha e përgjithshme e ATSH-së, Valbona Zhupa,  Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, Zv.drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, Endrit Musaj, historiani dhe studiuesi, Afrim Krasniqi, gazetarë dhe profesionistë të medieve. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi ekspozitën si një nismë që ndërthur historinë me reflektimin mbi të...