Çapajev Gjokutaj: Respekto tjetrin, kushdo qoftë ai, lëri mundësi të flasë, të diskutojë…

Çapajev Gjokutaj: Respekto tjetrin, kushdo qoftë ai, lëri mundësi të flasë, të diskutojë…

Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj Disa miq, kur komentojnë, i paraqesin mendimet e veta si të vërteta të kulluara, nuk lënë asnjë shteg që bashkëbiseduesi të ofrojë alternativë tjetër. Vështirë ta gjesh se nga buron kjo prirje.Mbase lidhet me padijen ose, më saktë, me dijen e kufizuar. Ka një parim që quhet ‘rrethi i injorancës’: Ajo që njeriu di është një rreth i ndriçuar, i zhytur në errësirën pafund të gjërave që s’i di.Sa më e shumtë dija, aq më i madh rrethi, aq më shumë kontakte me gjëra që s’i dimë dhe s’mundemi t’u japim përgjigje.Rrjedhimisht: sa më shumë të dish aq më shumë pasiguri ke, aq më tolerant bëhesh. Di që s’di asgjë, thoshte Sokrati i gjithëdijshëm.Pretendimi për të thënë fjalën e fundit...