Can Yücel: Mos u dashuro marrëzisht!
Mos u lidh pas një gjëje kaq marrëzishtMos thuaj kurrë “S’rroj dot pa të”!Mos thuaj dhe pikë!Sepse edhe mund të rrosh.S’ka nevojë për fjalë kaq të fismeVetëm mos dashuro aq shumë,Sepse do të thyhesh kur do të të dojë më pak.E ajo gjithsesi do të të dojë më pak…Po s’dashurove shumë, s’ do kesh as dhembshuri.Po nuk zotërove shumë, as nuk do t’i përkasësh kujt.As dorën e këmbën dot mos ia përvetësoSillu sikur s’të përkasin tySe kur të mos kesh gjë prej gjëje, s’do t’i kesh frikë as humbjet.Sillu sikur mundesh edhe pa to.Kur s’ke, për shembull, shumë gjëra në shtëpi,Lirshëm do të mund të ecësh në të.Po deshe patjetër të kesh dicka tëndenVijën e horizontit zotëroje,Qiellin e tërë,Diellin, hënën, yjet…Bie fjala, le të jetë...
Burimi:
kultplus.com