Branko Merxhani: Mbi “ngatërrimin” e politikës me kulturën
Një ndër penat e mprehta në publicistikën e viteve ’30-të në Shqipëri, Aleksandër Merxhani, njohur me emrin Branko Merxhani, do të kishte dhe shprehte, idetë e qarta mbi zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Politika dhe kultura Nga: Branko Merxhani Ç’ndryshim ka midis nocioneve të Politikës dhe të Kulturës? Ç’është Politika? Ç’është kultura? Dhe sidomos ç’do me thënë të merresh me kulturë pa bërë politikë? (…) (…) Çdo shoqëri çfaq dy farë vullnetesh sociale. E para është Kultura, e dyta është Politika. Kultura përmbledh të gjitha përpjekjet theorike dhe përshtypjet spiritualiste ose materialiste të një Shoqërie. Kurse Politika përmban dhe përmbledh të gjitha mundimet praktike që bën një grup shoqëror brenda rrokullimeve të historisë së vet. Puna e Kulturës, në parim, është një punë mendimi, që ecën...
Burimi:
kultplus.com