“Birçe Hasko ishte më i miri nga ne të gjithë”, kujtime prekëse nga Mevlan Shanaj
Emisioni “Rudina”, në Rudina në TV Klan, këtë të hënë më 25 maj, u hap me një homazh prekës për aktorin e mirënjohur Birçe Hasko, i cili u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në artin shqiptar. Me një karrierë të pasur në kinematografi me mbi 32 role, 12 role në teatër dhe një kontribut të rëndësishëm akademik në formimin e brezave të aktorëve, arti shqiptar humbi një nga figurat më përfaqësuese të plejadës së artë. Për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij, në lidhje direkte në studio ishte regjisori dhe aktori Mevlan Shanaj, i cili ndau edhe kujtime personale nga një miqësi që zgjaste prej 61 vitesh. “Në këto ditë që ishte i rënduar, ishim në...
Burimi:
javanews.al