Begzad Baliu: Rrugëtimi me Adem Demaçin si fat dhe si fatum

Begzad Baliu: Rrugëtimi me Adem Demaçin si fat dhe si fatum

(Selatin Novosella, Rrugëtimi me Adem Demaçin, – Kujtime 1962-2018), I-III, Prishtinë, 2025. Nga Begzad Baliu …”të ishe me Adem Demaçin në ditë të vështira në organizime të veprimtarisë ilegale, të ishe në vuajtjen e dënimit në burgjet jugosllave, në rrethana kur jeta dhe vdekja bashkëjetojnë, në situatat kur bie dhe nuk je i sigurt që çohesh nesër nga gjumi, kur transferohesh prej një burgu në burgun tjetër e s’din apo të çojnë në burg a po të çojnë në pushkatim. Prandaj, ta kishe Bacën pranë dhe të ishe me të në situata të tilla jetësore ishte fat i madh”. (Selatin Novosella, bisedë me Baton Haxhiun, maj 2016) Kur e kam filluar leximin e dorëshkrimit me kujtime të z. Selatin Novosella për Adem Demaçin, ndjenja e...