Bebe Rexha hyn në histori, YouTube i kushton postim për debutimin në Tomorrowland

Bebe Rexha hyn në histori, YouTube i kushton postim për debutimin në Tomorrowland

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka marrë një vlerësim të veçantë nga YouTube, i cili i ka kushtuar një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram për debutimin e saj në Tomorrowland, një nga festivalet më të mëdha dhe më prestigjioze të muzikës elektronike në botë. Platforma e videove e cilësoi paraqitjen e artistes si një moment historik, duke theksuar se Rexha është artistja e parë amerikane e muzikës pop që debuton në skenën e këtij festivali, i cili mbahet çdo vit në Belgjikë. “Duke bërë histori në Belgjikë. Bebe Rexha bëhet ylli i parë amerikan i muzikës pop që debuton në Tomorrowland. Ndiqni premierën botërore LIVE në transmetimin e Freedom Stage”, shkruhet në postimin e YouTube. Ky vlerësim pasqyron edhe bashkëpunimin...