BE akuzon Metën: Facebook dhe Instagram nxisin varësinë te përdoruesit

BE akuzon Metën: Facebook dhe Instagram nxisin varësinë te përdoruesit

Komisioni Evropian ka ngritur akuza ndaj kompanisë Meta, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, duke e akuzuar se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të kufizuar ndikimin e dizajnit “varësues” të platformave të saj tek shëndeti fizik dhe mendor i përdoruesve. Në dokumentin zyrtar të publikuar të premten, autoritetet europiane deklarojnë se disa funksione të rrjeteve sociale, si luajtja automatike e videove (autoplay) dhe lëvizja pa fund në përmbajtje (infinite scroll), ndikojnë në sjelljen e përdoruesve duke i mbajtur ata të angazhuar për periudha të gjata kohore. Sipas Komisionit Evropian, këto elemente “e kalojnë trurin në një gjendje automatike”, duke nxitur krijimin e zakoneve jo të shëndetshme dhe përdorimin kompulsiv të platformave. Në fokus të veçantë janë edhe përdoruesit e mitur. Ndërsa BE po...