Bardhyl Zaimi: Kakofoni
Nga Bardhyl Zaimi Të gjithë duan të flasin, askush nuk e ka ngenë të dëgjojë. Secili dëshiron të thotë diçka pa e ditur se çfarë. Një panair i madh fjalamanie pa asnjë kuptim. Po e quajnë edhe debat, diskutim, dialog. Zhurmë gjithandej, zhurmë shurdhuese, pastaj heshtje pafuqie. Sepse ekstazat e fjalaminisë gjithnjë përfundojnë në heshtje torturuese, të pashpjeguar. Një gojë e madhe çirret të na shurdhojë dhe nganjëherë e pagëzojnë opinion publik, e drejta e fjalës. Në rregull, por jo aq afër veshit tonë të lënduar me britma. Secili ka mendimin e vet, por pa saktësuar se çfarë nënkupton një mendim. Po, çfarë mund të jetë mendimi, pa kultivim, pa atë arsyetim të logjikshëm dijeje. Mjafton të flasësh, të jesh pjesë e kakofonisë, sepse të...
Burimi:
kultplus.com