“Balkan Film Market” mbledh kineastët e rajonit dhe Europës në Tiranë
Në kryeqytet po zhvillohet edicioni i nëntë i Balkan Film Market, me fokus te projektet në zhvillim dhe talentet e reja. Balkan Film Market krijon ura bashkëpunimi mes regjisorëve, producentëve dhe institucioneve të filmit, duke hapur mundësi konkrete për financim dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. “Para 9 vitesh vendosëm ta nisnim këtë rrugëtim së bashku dhe sot jemi këtu. Viti i ardhshëm është përvjetori i dhjetë i Balkan Film Market dhe kjo tregon se ky projekt do të vazhdojë”, u shpreh Rafaela Rica, themeluese e aktivitetit. Edhe pse mbështetja institucionale këtë vit ka qenë më e kufizuar, organizatorët theksojnë se interesi ndërkombëtar për marketin është në rritje. “Ka një prezencë të fortë italiane sepse ky aktivitet ka lindur nga bashkëpunimi me Italinë. Kemi realizuar projekte konkrete dhe...