Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet sonte në Graz me shfaqjen “Terminal”

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet sonte në Graz me shfaqjen “Terminal”

Baleti Kombëtar i Kosovës do të ngjitet sonte në skenën e Festivalit të 35-të Ndërkombëtar të Teatrit të Vallëzimit dhe Punëtorive Skenike në Graz të Austrisë, ku do të prezantojë shfaqjen bashkëkohore “Terminal”. Shfaqja do të mbahet në orën 19:30, në hapësirën Kristallwerk Graz, duke sjellë para publikut ndërkombëtar krijimtarinë e re të skenës së vallëzimit në Kosovë, transmeton KultPlus. Shfaqja, e koreografuar nga Evgeny Kozlov dhe Romane Petite, prezanton krijimtarinë bashkëkohore të Baletit Kombëtar të Kosovës përpara një publiku ndërkombëtar, duke promovuar artin dhe kulturën e Kosovës në një nga festivalet e njohura evropiane të teatrit të vallëzimit. “Terminal” e merr publikun në një hapësirë të ndërmjetme – mes së kaluarës dhe së ardhmes, mbërritjes dhe largimit, ndaljes dhe lëvizjes. Vepra eksploron hapësirat ku...