Baleti Kombëtar i Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Baleti Kombëtar i Kosovës do të përfaqësojë vendin në edicionin e 23-të të International Bodrum Ballet Festival, që do të mbahet në Bodrum të Turqisë, pas një ftese të organizatorëve të festivalit. Në kuadër të këtij festivali ndërkombëtar, trupa kosovare do të ngjitet në skenë me dy shfaqje: “Bolero”, me koreografi nga Mehmet Balkan, dhe “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso. Shfaqjet do të jepen më 12 dhe 13 gusht 2026, ndërsa të dyja veprat do të prezantohen në secilën nga dy mbrëmjet e festivalit. Pjesëmarrja në këtë festival konsiderohet një mundësi e rëndësishme për promovimin e artit skenik të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për prezantimin e krijimtarisë së Baletit Kombëtar para publikut ndërkombëtar./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com