Babai i Amy Winehouse duhet t’u paguajë një milion euro miqve të vajzës së tij të ndjerë
Mitch Winehouse, babai i këngëtares britanike Amy Winehouse, duhet t’u paguajë gati një milion euro miqve të vajzës së tij të ndjerë, pasi humbi një gjyq për shitjen e sendeve të saj personale në ankand. Gjykata e Lartë në Londër urdhëroi Mitch Winehouse të paguajë rreth 1.1 milion euro ish-stilistes së këngëtares së ndjerë Naomi Parry dhe mikeshës së saj Catriona Gourlay, të cilën ai e paditi më parë për shitjen e rrobave dhe sendeve të tjera që i përkisnin Amy Winehouse, shkruan Guardian. Winehouse e humbi çështjen në fillim të këtij viti, pasi argumentoi se miqtë e vajzës së tij nuk kishin të drejtë të shisnin sende që, sipas tyre, u ishin dhënë ose u ishin dhënë hua. Në ankandet e mbajtura midis viteve...
Burimi:
kultplus.com