Azem Shkreli: Në vend të përshëndetjes, lexon Leka Sefla
Ju ftojmë të ndiqni interpretimin e poezisë “Në vend të përshëndetjes” të Azem Shkrelit nga Leka Sefla. Më poshtë gjeni edhe tekstin e poezisë: Në vend të përshëndetjes…Azem Shkreli Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri. Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.Mos u kthe pas.Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.Mos thuaj lamtumirë.Asgjë mos thuaj.Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.Bëhu shkrepëtirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.Bëhu çdo...
Burimi:
kultplus.com