Avni Alija: Vështrim mbi poezinë “Kriptë shpirti“ të autorit Sadik Krasniqit
(Vëllimi poetik “Parajsë e nëmur”, Armagedoni, Prishtinë, 2019) Nga Avni Alija Ftesa Vijnë nganjëherë në këtë botë poezi me ftesën jo vetëm për t’u lexuar. Ato vijnë me ftesën për një takim e njohje jetëgjatë me lexuesin e studiuesin. Është një ftesë për bashkëbisedim, për mejtim e për reflektim. Kriptë shpirti e Sadik Krasniqit u përket atyre teksteve që i shmangen çdo leximi interpretativ në kuptimin formalo/koncepcional. Ato kërkojnë një të afruar plot dinjitet, një vëmendje ndryshe e një sprovë prekjesh subtile në përmbajtjen e mesazhin që ndryn teksti i tyre. Dinjiteti i saj nuk qëndron në patos, por në konsekuencën e heshtur me të cilën përshkohet një përvojë ekzistenciale. Një qasje eseistike ndaj një poezie të tillë nuk lejon të qëndrojë mbi të në...
Burimi:
kultplus.com