Aurela Gaçe ‘ndez’ Gjirokastrën/ Mbrëmje festive, qindra qytetarë vendës dhe të huaj u mblodhën në shesh

Aurela Gaçe ‘ndez’ Gjirokastrën/ Mbrëmje festive, qindra qytetarë vendës dhe të huaj u mblodhën në shesh

Aurela Gaçe ndezi zemrat e Gjirokastrës me një koncert madhështor në sheshin “Çerçiz Topulli”, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë muzike dhe emocionesh. Me performancën e saj të fuqishme dhe zërin unik, ajo interpretoi këngët më të dashura për publikun, të cilat u kënduan njëzëri nga qindra qytetarë dhe vizitorë të ardhur nga çdo anë. Dritat, duartrokitjet dhe ovacionet shoqëruan çdo interpretim, duke krijuar një lidhje të veçantë mes artistes dhe publikut. Edhe kësaj here  Gjirokastra, tregoi se është qyteti që e do artin muzikën dhe emocionin. Top Channel