Aty si tash para se me ardhë fiset
Poezi nga Martin Camaj Aty si tash para se me ardhë fiset Ishe Me tambël në plasaritjen e currave e me themele në ujin e njelmë. Të dhanë vetëm një emën: Shkodra. E të thirrën qytet me kunora E të hodhën përkrye gur e hekurat e para. U zgjove e përgjakun sa herë E u kqyre në pasqyrën tande. Me emën grueje u lave ndër ujna T’lumenjve dhe ndeje me petka të reja Në shkamb E ndritun ballë diellit mbi fusha./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com