ASH: Studimet mbi ADN e hershme rikonfirmojnë autoktoninë e shqiptarëve
Një studim i ri i botuar në revistën ndërkombëtare “Nature Human Behaviour” ka sjellë dëshmitë më të qarta deri më sot mbi origjinën e shqiptarëve, duke konfirmuar vazhdimësinë e tyre gjenetike që nga Epoka e Bronzit deri në ditët e sotme. Ky punim u realizua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe përfshiu analizën e mbi 6,000 gjenomeve të lashta nga Ballkani dhe Eurazia Perëndimore, si dhe 74 gjenome të reja nga shqiptarët modernë. ASH shprehet se në këtë studim janë përdorur të dhëna të përftuara nga analizat e gjenetikës molekulare të mbështetura në ADN-në e lashtë (aADN), si dhe teknika të sofistikuara statistikore, përfshirë metodën ancient identity-by-descent (ancIBD), e cila lejon gjurmimin e lidhjeve të thella gjenealogjike...
Burimi:
sot.com.al