Arti Lushi: Belen

Arti Lushi: Belen

E kish harruar batutën vulgare të kolegutPor nuk i shqitej aroma e molësNë autobusin e linjës. Jam padyshim një grua e bukur,Pohoi në heshtje para pasqyrësÇudi ama që nuk ka një emër për rastet kur kërkonGërshërët për minuta të tëra,Veç të ndërmendesh që i ke në dorë.Si Brisk Okami, i erdhën ujshëm fjalët Hutim dhe Harresë, por duhej diçka në mes sidoqoftë. Gjellën thjesht e ngrohu.Nga dritarja, pa të birin duke luajtur futboll.Donte t’ia shprehte dashurinëPor nga goja i doli një britmë nervoze:“Fute kanotieren në brekë, Serxhio”. ObserverKult Lexo edhe: Disa fjalë për librin “Zoti i Kripës” të Arti Lushit