Arta Avdiu emërohet Drejtoreshë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka emëruar Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së edicionit të katërt të Festivalit të Këngës në RTK. Vendimi është marrë përmes votimit elektronik, ku anëtarët e Bordit kanë votuar unanimisht në mbështetje të emërimit të saj. Sipas njoftimit zyrtar të RTK-së, emërimi i Avdiut vjen pas dorëheqjes së parevokueshme të Rilind Gërvallës nga posti i Drejtorit të Festivalit të Këngës për edicionin e katërt. Në komunikatë thuhet se, pas dorëheqjes së Gërvallës, Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së i ka propozuar Bordit emërimin e Arta Avdiut, duke vlerësuar përvojën dhe angazhimin e saj në organizimin e festivaleve të mëparshme. Bordi thekson se vendimi është mbështetur në përvojën profesionale, kontributin dhe përfshirjen e Avdiut në edicionet e kaluara të Festivalit...
Burimi:
kultplus.com