Arshi Pipa: Faik Konicën e verboi pasioni, nuk ishte shkrimtar…, ishte “shijues”
Faik Konica Faik Konica! Kush nuk e njef? Emni i tij asht njeni prej ma të dashunvet. Po mbushet afër nji gjysë shekulli qysh kur ky emën tinglloi për herë të parë në veshët e Shqiptarvet. Vinte që larg, nga nji vënd i huej, dhe delte për me mprojtë të drejtat e Atdheut. Nga Arshi PIPA‘’Albania’’ quhej ky zâ, dhe ishte, në shkretín e kulturës shqiptare, njimend nji ‘’vox clamans in deserto’’. Ç’atëherë nami i Konicës u – vendos në fronin ma të naltin e mendjes shqiptare. Dhe si hypi nji herë nuk lujeti ma.Gjatë gati nji gjysë shekulli fjala e tij erdhi nder veshët tonë, ndër mendjet tona, me intervale herë ma të shkurta herë ma të gjata. Jo e shumtë, jo e shpeshtë,...
Burimi:
kultplus.com